Cili është sekreti i një martese të lumtur? E tregon cifti që ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness!

Julio Cesar Mora Tapia, 110 vjec dhe Waldramina Maclovia Quinteros Reyes, në moshën 104 vjecare, janë të martuar prej 79 vjetësh. Bëhet fjalë për një martese më të fuqishme se koha. Bashkë kanë kaluar kohë të lumtura, por edhe vështirësi, ashtu sic do cift i martuar në fund të fundit.

Megjithatë, dashuria për njëri-tjetrin nuk i është venitur me kalimin e kohës. Me origjinë nga Ekuadori, të dy kanë qenë mësues dhe tani shijojnë pensionin. U njohën shumë të rinj; Waldraminën e tërhoqi në fillim talenti i tij për poezinë, ndërsa ai u josh nga bukuria dhe karakteri i saj. Prindërit nuk ishin dakort, sepse familjet nuk shkonin mirë me njëratjetrën, ndaj iu desh të luftonin shumë për dashurinë e tyre, por në fund I treguan të gjithëve se e kishin gabim dhe u kthyen në një shembull për brezat e rinj. Ata rrëfejne se cilart janë themelet e martesës së tyre të gjatë e të lumtur: dashuria dhe respekti për njëri-tjetrin. Kanë bashkë pesë fëmijë, 11 nipër e 21 stërnipër dhe këtë e konsiderojnë “pasurinë” e tyre më të madhe.

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article