Pezullohet mësimi në Ersekë; pas sanitares dyshohet se 12 mësues janë prekur nga Covid!

Ka kaluar vetëm një ditë që nga çelja e vitit të ri akademik në vendin tonë, por fatkeqësisht në qytetin e Ersekës këtë të martë u desh që të mbyllen dyert e shkollës.

Sanitarja e institucionit ka rezultuar pozitiv me koronavirus, e si rrjedhojë 12 mësues që kanë patur kontakt me të infektuarën dyshohet se mund të jenë të prekur nga virusi.

Gjatë një pronocimi për Faxneës, ka ardhur reagimi i një prej mësuesve. Duke dashur të ruajë identitetin, mësuesi shprehet se fillimisht pozitiv me virus ka dalë pastruesja e shkollës.

Ai shton se 10 mësues të institucionit arsimor janë përzgjedhur dhe pasi kanë kryer tamponin janë izoluar pa marrë përgjigje nga testimet.

Mësuesi kërkon që të gjithë t’i nënshtrohen kryerjes së tamponit pasi 20 mësues dhe dy sanitare nuk i janë nënshtruar testimit, ndërsa mësimi vijon ende normalisht dhe pas lajmit që regjistron një shifër të lartë të mësuesve të prekur në këtë qytet.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article