KreuCelebrity

Vëllai i bën ndërhyrjen surprizë në mes të emisionit, Eranda Libohova nuk mban dot lotët!

Vëllai i bën ndërhyrjen surprizë në mes të

Ka qenë dicka e papritur për Eranda Libohovën surpriza që i kishin përgatitur në studion e emisionit të pasdites “Rudina”. Këngëtarja aq e dashur për publikun nisi të rrëfente marrëdhënien e saj me dy vëllezërit, duke shpjeguar sesi këtu, më përpara ndikonte dhe diferenca e moshës.

Por me njërin prej tyre, Zamirin tha se kishte qenë mjaft e lidhur. Ai jeton në Shtetet e Bashkuara dhe Eranda nuk e priste videomesazhin me të cilin Zamiri e surprizoi.

“Eranda dhe unë u rritëm bashkë, kjo më dha mundësi që të kuptoj sukseset, përjetimet dhe zhgënjimet e Erandës. Unë jam rritur më dy motra artiste në shtëpi dhe tani ndoshta po rris një artiste të ardhshme, vajzën time Noa. Ndonjëherë nëpër shtëpi harroj dhe e thërras vajzën time Eranda. Eranda simbolizon kuptimin e një artisti të vërtetë, nuk ka komplekse, ka një zemër kaq shumë të madhe saqë dikush dhe mund të humbë aty, por mbi të gjitha Eranda është e pavarur dhe një frymëzim i çliruar dhe pa pranga. Për këto cilësi unë e dua dhe e respektoj motrën e vogël dhe shpresoj që të mos ndryshojë”, u shpreh i vëllai, dhe ajo nuk i mbajti dot lotët, teksa në fund foli dhe mbesa që I tregoi sa shumë e ka marrë malli.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF