KreuCelebrity

‘Erdhi një bebush gjatë pandemisë’; 5 portretet e fëmijëve VIP që mezi presim t’i njohim

Viti 2020 mund të kenë qenë një vit i vështirë për pjesën më të madhe të botës, ama për disa prej emrave të njohur VIP shqiptar do të mbetet më i ëmbli dhe kuptimploti…Arsyeja është e thjeshtë; ‘Pandemia u solli një bebush’!

Ndonëse prindërit janë tejet të njohur dhe numërojnë qindra mijëra ndjekës në rrjete sociale, për të vegjlit ata janë treguar tejet diskret, duke mos zbuluar portretin e tyre.

Më 4 Qershor, teksa Shqipëria vijonte të ndodhej në karantinë Klea Huta dhe Elgit Doda mirëpritën në jetën e tyre djalin Krid. Tashmë ditë-netët e artistëve të njohur kanë një lajtmotiv,  ndaj edhe postimet rreth përditshmërisë si prindër të rinj nuk kanë munguar në instagramin e mami Kleas. Gjithsesi publiku me siguri mezi po pret të njihet me portetin  e vogëlushit Krid për të cilin mami dhe babi ende nuk janë treguar bujarë ta ndajnë një foto të plotë të të voglit.

 

E kush nuk do të ishte kurioz për të mësuar se si duket Emi, vogëlushja e Jonida Vokshit dhe Besnik Krapit e cila erdhi në jetë më 18 qershor. Moeratorja dhe regjisori kanë një arsyë më shumë për ta dashur edhe më fort njëri tjetrit, por ne arrijmë t’i ndjejmë thirrjet dhe lutjet e ndjekësve; “Duam të shohim Emin”…

‘Perëndeshë e jetëve tona’; kështu e ka quajtur Olta Boka bebushen Gaia që i ka zbukuruar ditët që prej 15 korrikut . Olta është nga ato përsonazhe që sa i përket jetës private ka zgjedhur të jetë diskrete, ndaj në rastin e saj nuk çuditemi aspak që ende nuk ka postuar një foto të plotë të vajzës.

Më 21 gusht pritjes së ëmbël i erdhi fundi pasi Olta Gixhari dhe partneri u njohën me vogëlushin e tyre Amar. Aktorja bukuroshe ka zgjedhur të që dy meshkujt e rëndësishëm të jetës së saj t’i mbajë vetëm për vete, pasi as të voglin Amar dhe as babin e vogëlushit Gixhari ende nuk e ka prezantuar me publikun.

Sofia, vogëlushja e mami Albës, erdhi në jetë më 19 qershor dhe nga ajo ditë postimet e moderatores Çobaj në instagramin e saj lidhen vetëm me përditshmërinë si mami e re. Alba ndan shpesh me ndjekëset e saj përjetime dhe eksperienca e saj personale, ama portretin e bebushes të paktën për momentin ka vendosur ta mbajë vetëm për vete.

 

 

 

 

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF