“Karrigia e tij është bosh”: dhimbja e nxënësve dhe kolegëve për shuarjen e mësuesit nga Pogradeci prej Covid 19!

Nardi Xhemollari ndërroi jetë nga Covid 19 në moshën vetëm 47 vjecare, në dukje pa ndonjë sëmundje tjetër që ta rëndonte ndjeshëm gjendjen e tij. Kjo humbje e papritur e mësuesit të shkollës së mesme të fshatit Hudënisht në Pogradec, ishte e rëndë jo vetëm për familjarët e miqtë, por edhe nxënësit e tij dhe kolegët.

“ABC News” ishte në shkollën ku Nardi jepte mësim dhe foli me njerëzit atje, të cilët janë të tronditur nga kjo ndodhi.  “Kemi keqardhje ishte ndër profesorët më të mirë që kishim”, thotë një nxënës.“S’mund ta zëvendësojë askush”, shton një tjetër.

“Në sallën e mësuesit karrigia e tij është bosh. Shtangëm. Sikur na ra një rrufe. Ishte shembull i figurës së mësuesit”, shprehet një koleg i tij. Ndërkohë drejtori i shkollës “Dëshmorët e Pojskës”, Alban Blaceri tregon bisedat e fundit me të. “Vetëm telefonata kam pasur. Më tregoi se kishte temperaturë në telefon dhe priste të bënte tamponin. Pas tre ditësh më pas më tha po shtrohem në Sanatorium”, rrëfeu drejtori.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article