KreuCelebrity

Brenda festës surprizë të 2 vjetorit të Raiden!

Pasditen e 17 shtatorit në shtëpinë e Jona Spahiut dhe bashkëshortit të saj Frenkli kishte festë.

I biri, Raiden ka festuar ditëlindjen e dytë dhe me dy prindër që merren me organizime eventesh, nuk kishte se si të mungonte një festë e bukur në oborrin e shtëpisë, ideuar dhe organizuar nga mami Jona dhe babi Frenkli.

Tema e ditëlindjes ishte epoka e dinosaurve pas të cilëve i vogli Raiden është i apasionuar.

Me miq të ngushtë të familjes, dhe arredimin e realizuar si ambient i dalë nga përrallat me dinosaur, me siguri Raiden ka kaluar një ditëlindje shumë të bukur.

Raiden erdhi në jetë më 17 shtator 2018, si frut i dashurisë mes moderatores Jona Spahiu dhe bashkëshorti Frenkly Ymeri. Prej mëse 3 vitesh Jon aka zgjedhur të shkëputet nga bota e televizionit dhe aktualisht po merret me organizim eventesh në kompaninë e bashkëshortit të saj.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF