Kush janë sipas Lei Krajës dy vajzat më të bukura të showbizit!

Moderatorja sportive, Lei Kraja, mjaft e pëlqyer edhe për fizikun e saj, është tejet e ciltër në komunikimin me fansat në rrjetet sociale. Një vajzë e bukur edhe vetë, Lei nuk ndjen xhelozi për bukuroshet  e tjera, përkundrazi, kur ndjekësit e pyetën se cilat konsiderohet vajzat më simpatike të showbizit, ajo nuk ngurroi të japë menjëherë dy emra.

“I  dua dhe Jehona Dreshaj dhe Arbenita Ismajli. Bukuri natyrale dhe janë kaq tërheqëse”, ka shkruar Lei në “Instastory”.

Në të njëjtin bashkëbisedim, ajo tregoi se vazhdon të jetë single për momentin, edhe pse vëmendja padyshim nuk I mungon.

easy dinner ideas
Previous Article