U arrestua në kufi, Fjola Morina përfundon në spital!

Fjolla Morina ka përfunduar në spital pasi u arrestua ditën e sotme në pikën kufitare të Morinës. Mësohet se këngëtarja nuk është ndjerë mirë kur perfundoi në ambjentet e paraburgimit, ndaj është dërguar me urgjencë në spitalin më të afërt, atë të Kukësit ku është nën kujdesin e mjekëve.

Fjolla u bë kryefjala e ditës sot pas ndalimit nga forcat e rendit që i gjetën në çantë një armë zjarri tip “Zoraki” me 23 fishekë, me të cilën po përpiqej të kalonte kufirin.

Bashkë me të u arrestuan edhe dy persona të tjerë F.M dhe F.S të dy 29 vjeç, njëri banues në Kosovë e tjetri në Belgjikë.

 

easy dinner ideas
Previous Article