KreuCelebrity

Çfarë karameleje! Jonida Vokshi sapo na prezantoi me Emin që vodhi zemrat e të gjithëve!

Tre muaj më parë, më 18 qershor Jondida Vokshi dhe bashkëshorti Besnik Krapi përjetuan për herë të parë ndjesinë e bukur të të bërit prind, teksa mirëpritën në jetën e tyre vajzën Emi.

Kush nuk ishte kureshtar për të ditur se si duket vogëlushja e dy artistëve të njohur, ndaj duket se mami Jonida dëgjoi lutjet tona dhe na e zbukuroi fundjavën teksa këtë të diel na njohu me vogëlushen Emi.

“Sonte donim t’ju prezantonim me Emin tonë, e cila ju përqafon shumë. P.s Besniku do komentonte; E bukur si baba vet”; ka shkruar moderatorja kësaj here në statusin e mamit të Emit në fotot ku duket portreti ëngjëllor i së voglës.

Nuk e dimë nëse ‘bujaria’ e Vokshit do të vijojë edhe në javët e muajt e ardhshëm për të postuar herë pas here foto të Emit teksa rritet, ama ylli i instagramit këto ditë është Emi Krapi.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF