KreuBusull

“E di që u trishtove”; e bija feston ditëlindjen, por Najada Çomo nuk mundi të jetë me të!

Lufta e gjatë sfilitëse  me armikun e padukshëm, brenda dyerve të Spitalit Infektiv vijon ende për doktoreshë Najadën dhe koleget e saj.

Në këto 7 muaj heronjtë e ndodhur në frontin e parë të zjarrit në luftën kundër Covid, kanë humbur sa e sa ditëlindje, fejesa, martesa, lindje bebushash në familjet e tyre, pasi në kohë pandemie për ta parësoret dhe kryesorët janë pacientët që shpesh luftojnë me jetën për pak oksigjen.

Mbrëmjen e kaluar e bija, Greis ka patur ditëlindjen por kësaj here mami Najada zgjodhi të jetë pranë pacientëve, duke mos gëzuar të tre bashkë për ditën e linjdes së vajzës së vetme të shtëpisë.

“Zemer, e di që u trishtove, që nuk erdha, edhe per 1 orë në festën për ditëlindjen tënde që është më e bukura për mua, por e mbyllur ne dhomë vetëm, sigurisht me lot, plot. Mendova qe duhet ti sherbej pacientëve Covid; ju lashe vetëm e di,, ty edhe babin,,,

E bukur , Greis, Vetëm Vite te Bukura, te uroj ne Jete,, Mami te do Shume!” ; ka shkuar Shefja e Infektivit në një status në rrjetin social facebook nga ku uron dhe i kërkon falje të bijës Gresi që festoi kësaj here në mungesë të mamit.

 

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF