KreuCelebrity

“Inat shqiptari”: për cfarë grinden Almeda dhe Tolgahan!

Almeda Abazi dhe i shoqi, Tolgahan, duken cifti perfekt, por padyshim, ashtu si të gjithë, edhe ata i kanë zënkat e tyre. Bukuroshja shqiptare i rrëfeu vetë në një intervistë për emisionin Ditë e Re në Rtv Ora në rubrikën “Special Edition by Arjola Shehu”,  ku foli për jetën e saj në Turqi, projektin e ri që pritet ta rikthejë së shpejti në televizion , për jetën si nënë dhe për marrëdhënien e saj me bashkëshortin.

Almeda rrëfeu se zënkat më së shumti lindin për shkak të kokëfortësisë së saj. “Mua Tolga më thotë gjithmonë që kam inat shqiptari… ose më saktë kokëfortësi shqiptari, është shprehje këtu. Më thotë ‘Ok, e vërtetova që shqiptarët janë me të vërtetë kokëfortë”. Unë për atë që mendoj ose për atë që dua, i shkoj deri në fund, rri tek ajo imja. Është pak vështirë të më ndërrosh mendje. Ndoshta kjo është arsyeja që debatojmë”, – ka rrëfyer ajo.

Sa për cështjen e xhelozisë, thtoë se e kanë të zgjidhur, pasi as njëri dhe as tjetri nuk bëhet xheloz jashtë kufijve.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF