Kujtimin e vyer të të atit; Almeda ja dhuroi bashkëshortit!

Kur ishte vetëm 16 vjeç Almeda Abazi humbi të atin, duke lënë në jetën e aktores një boshllëk që ende sot është po njësoj i thellë, ndonëse ardhja në jetë e të birit Efehan ka bërë që bukuroshja Abazi ta pranojë faktin se babai nuk është më.

Gjatë një lidhje ‘live’ më Skype në programin ‘Ditë e Re’ Almeda ka rrëfyer periudhën e trishtë kur i ati u nda nga jeta  në një kohë kur ajo ishte adoleshente dhe nevoja për ta patur të atin pranë ishte më e madhe se asnjëherë.

“Gjithmonë, unë gjithmonë asnjëherë nuk e heq nga mendja. Më shumë tani, mbasi linda Efehan ,do doja shumë ta kisha pranë. Sikur vetëm një ditë, vetëm një ditë të vinte të shikonte Efehan, kaq.  Nuk do doja asnjë gjë tjetër.  Sigurisht që gjithmonë më ka munguar, gjithmonë e kam kërkuar, gjithmonë kam dashur ta kem pranë. Ka qenë një traum për ne, për mua dhe motrën time pasi edhe ajo ishte shumë e vogël, por më shumë ja kam ndjerë mungesën gjatë lindjes”; shpreh ish-miss-i gjatë bisedës

Gjithashtu Almeda zbuloi se unazën e të atit të cilën ai nuk e hiqte asnjëherë nga gishti, ajo ja ka dhuruar bashkëshortit Tolgahan, si mashkullin më të rëndësishëm në jetën e saj pas humbjes së babait.

“Është unaza e babit që e mbante gjithmonë tani e ka Tolgahan ja dhashë atij. Ai e mban gjithmonë në varse”.

easy dinner ideas
Previous Article