KreuCelebrity

Fëmijët shqiptarë në kampin Al –Hol në Siri, gazetari lexon letrën prekëse!

Në “Open” u diskutua këtë herë gjendja e shqiptarëve të mbetur në kampin e Al Holit në Siri, për të cilën ishte ftuar të fliste gazetari Julian Kasapi i cili ka qenë në atë kamp. “Kushte aty janë tmerrësisht keq, s’ka ujë, kushte higjienike, mund të ndodhin 2 ose 3 vrasje në ditë. Unë kam gjetur prsh ditën që shkova një çantë bombë të lyer me gjak, ku thuhej “Na prisni po vijmë”.  Përditë vriteshin ushtarë. Është e tmerrshme dhe të mendosh këto nëna që duhet të mbrohen përditë. Aty janë rreth 80 mijë gra e fëmijë. Janë ndarë në dy seksione, ” tha ai.

Gazetari shtoi se aty ka shumë fëmijë shqiptarë që nuk mbrohen nga askush.“Shqiptarët jetojnë bashkë, shumica janë fëmijë. Askush nuk i mbron, mbrojnë njëri-tjetrin”, rrëdeu ati ndërsa lexoi dhe mesazhin prekës të një nëne shqiptare në kamp: .“Shteti e di shumë mirë është në dijeni të gjendjes sonë, çfarë kërcënimi pati Kosova që mori gra e fëmijë, ata sot ndodhen në vendin e tyre, jo askund ,nuk i terrorizon askush. Pse nuk bëhet diçka për ne?”, shprehet ajo.

Kasapi përmendi dhe historinë  trishtë e Mentije Dumanit, që shkoi të kujdesej për nipin e mbesën dhe vdiq në atë kamp. Sipas tij, gruan e kishin lënë pa ujë për disa ditë dhe ajo la amanet para se të jepte frymën e fundit që të mos i kryenin ritet fetare, teksa shtoi se ishte e frikësuar që të tregonte të vërtetën e asaj që ndodhte në “Al Hol”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF