KreuCelebrity

Fjolla Morina nuk është shtatzënë; gënjeu për t’i shpëtuar dënimit!

Aktualisht po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj këngëtares Fjolla Morina për t’u vendosur masa e sigurisë për shkeljen e bërë nga Morina pak ditë më parë.

Këtë fundjavë këngëtarja Fjolla Morina u ndalua nga forcat e rendit në Morinë pasi i gjetën në çantë një armë zjarri tip “Zoraki” me 23 fishekë, me të cilën po përpiqej të kalonte kufirin.

Në vijim të veprimeve nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, shtetësja Fjolla Morina është vënë në pranga, si dhe dy bashkëudhëtarë tê tjerë që ndodheshin në makinë me të

Ditën e djeshme, gjinekologu i spitalit të Kukësit paraqiti një eko, që sipas tij tregonte se këngëtarja ishte në muajin e dytë të shtatzënisë. Prokuroria e rrethit të Kukësit nuk e ka parë të mjaftueshme provën e shtatzënisë dhe gjatë seancës së sotme ata kanë kërkuar një rikontroll në maternitetin e Kukësit  dhe sipas Report Tv,  ka rezultuar se Fjolla Morina nuk është shtatzënë.

Me gjasë, shtatzënië është stisur si mënyrë për të lehtësuar masën e arrestit, ndërsa pritet vendimi që do të merret pas përfundimit të seancës që po zhvillohet.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF