KreuFashion

Pantallonat që zgjasin siluetën; ja modelet trend të sezonit!

Pantallonat me bel të lartë do të jenë kryefjalë e ditëve tona edhe për sezonin Vjeshtë- Dimër 2020- 2021 ndaj sugjerimet e stilistëve të njohur kanë vënë theksin tek veshja që zgjat siluetën më shumë se çdo truk tjetër.

Alberta Ferretti zgjedh leshin dhe lëkurën për një model të sofistikuar të prerë me palosje dhe këmbë konike që kombinohet me këmisha romantike me harqe dhe printe te zhurmshme.

Qasja e Chloé është më rastësore, duke ofruar pantallona me këmbë të gjera dhe xhepa të rehatshëm për tu kombinuar me një këmishë për burra me dy ngjyra.

Max Mara i sugjeron me xhaketa që i përshtaten si dhe materialet kadife.

Përfundimisht, Miu Miu ka një vijë bel shumë të lartë, e cila, përkundër pamjes ‘bon ton’, zgjedh një kombinim super joshës me këmisha të tejdukshme.

Modelet e ngushta ose konike janë perfekte me çizme të buta, ato më elegante dhe të ndezura kombinohen me këpucë ‘stiletto.  Ashtu si në vitet 40 dhe 50, rripi i pashmangshëm që mbështjell belin duke theksuar siluetën nuk mund të mungojë.

 

 

 

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF