KreuFashion

Për vetulla perfekte, evitoni këto 3 gabime!

Kur vjen puna tek vetullat, femrat gjithmonë e më shumë po kërkojnë perfeksionin. Forma e plotë dhe e mirë harkuar është kthyer tashmë në një trend, pas të cilit po synojmë të gjithë. Kjo tendencë është aq e dëshirueshme, saqë qendrat estetike po ofrojnë së fundmi edhe metoda jo-natyrale, mbi vizatimin e përhershëm të vetullës nepermjet teknikave të ndryshme.

Por, sa herë ka ndodhur të mos na pëlqejë pamja jonë në një ditë të caktuar? Kjo, sepse me siguri po bëni diçka të gabuar me vetullat tuaja. Duhet treguar gjithmonë shumë kujdes me grimin që vendosni në këtë zonë të fytyrës, sepse teprimi me ngjyrosjen me laps apo ndonjë produkt tjetër, çon drejt një dukje artificiale e aspak estetike për fytyrën.

Anastasia Soare, grimierja që frekuentohet shpesh nga Kim Kardashian, na sugjeron të kujdesemi që të mos gabojmë kurrë me vetullat. Sipas saj, janë tre gabime ato të cilat kemi tendencën t’i bëjmë shpesh, e për këtë arsye Soare rekomandon shmangien e menjëhershme të tyre. Lexoni listën e mëposhtme:

1. Ulja e fijeve poshtë, në mënyrë që të formohet këndi i plotë.
2. Kurrë mos aplikoni lapsin apo produkte të tjera kozmetike, nga fillimi i vetullës, deri në fund.
3. Mos e teproni me përdorimin e produkteve kozmetike. Sa më pak, aq më mirë. Një laps dhe një xhel apostafat për to, është gjithçka ju duhet.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF