Aktorja e famshme martohet me “nxitim”, është shtatzënë?  

Sipas portalit PageSix, aktorja Emma Stone është martuar me partnerin e saj Dave McCary, autor dhe aktor i show të famshëm “Saturday Night Live”. Po sipas këtij portali çfti i ka thënë po njëri –tjetër në një ceremoni sektrete. Por ky s’është i vetmi lajm që vjen për ciftin. Në disa foto të publikuara Emma shfaqet e lumtur përkrah aktorit, në Los Angeles, madje duket sikur është në pritje të një bebeje, por ende nuk është konfirmuar kjo shtatëzani e mundshme. Kanë mjaftuar këto foto dhe menjëherë është krijuar një kaos i paparë në rrjete sociale. Shumë prej fansave kanë kaluar në delir, disa të tjerë e mohojnë kategorisht këtë shtatëzani. Veshja e Emmës në fakt të lë të besosh për një gjë të tillë. “Vetëm nëse nuk ke sy ta shikosh që një gjë të tillë”, shkruan një fanse në twitter. “Keni shumë imagjinatë” thotë një ndjekës tjetër.

“Kur isha adoleshtente, nuk besoja se do martohesha ndonjëherë dhe të kisha fëmijë”, është shprehur Emma në 2018, gjatë një inteviste nër revistën ELLE.

“Më pas u rrita dhe shikova që perspektivat e mia ndyshuan. Tani dëshiroj vërtet të martohem dhe të kem dhe fëmijë.” Janë pikërsisht këto deklarata të cilat shtuan interesin dhe shfrenuan imagjinatën e Gossipit.

easy dinner ideas
Previous Article