KreuCelebrity

Alketa Vejsiu zbulon autoren e ‘Love Story’!

Dalëngadalë po zbulohen pjesëza nga ‘puzzle’ i plotë i programit ‘dating’ që pritet të nisë së shpejti në Tv Klan. Ditën e djeshme produksioni i ‘Love Story’ na njohu me protagonistin e këtij programi, princin modern që është në kërkim të dashurisë së jetës.

 

 

Apliko tani!!! #repost @veragrabocka ・・・ Audicionet e “Love Story” presin te gjitha vajzat ne kerkim te dashurise ne serialin me te ri te @rtvklan Apliko ne www.tvklan.al/lovestory ose paraqitu ne Tv Klan: Diten e enjte ora 15.00 ( dt 24 shtator) Diten e hene ora 15.00 ( 28 shtator) Diten e Marte ora 15.00 ( 29 shtator) Princin e kemi gjetur! Tani presim shpirtin e tij binjak! Paçi Fat!

A post shared by Ilda Lumani (@ilda_lumani) on

Pasi rrjeti u tërbua pas hireve të Saimirit, biznesmenit 33 vjeçar jeta e të cilit është e ndarë mes Tiranës dhe Berlinit; në një koment të Alketa Vejsiut mësuam edhe autoren që qëndron pas këtij ‘reality-show’.

Ilda Lumani, gazetarja me një karrierë të gjatë në median e shkruar dhe atë vizive, e cila aktualisht prej gjashtë vitesh drejton Revista Bordo, është emri të cilit i është besuar autorësia e ‘Love Story’.

Kujtojmë që Lumani sezonin e kaluar pati autorësinë e edicionit të suksesshëm të programit ‘Top Talent 3” në Top Channel.

Produksioni (Vera Grabocka- Alketa Vejsiu) ka zgjedhur që herë pas here të zbuloje detaje rreth programit të dashurisë në Tv Klan, duke e shtuar në këtë mënyrë edhe me shumë kureshtjen e publikut për të parë Historinë e Dashurisë mes Saimirit dhe vajzës që do t’i rrëmbejë zemrën.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF