KreuCelebrity

“I thash PO”; Rudina Dembacaj merr propozimin e ëndrrave nga Mark Frroku!

 

Një udhëtim që për Rudinën ishte një arratisje e shkurtër me partnerin e saj për të kaluar një fundjavë të këndshme, papritur u kthye në më të bukurin e jetës së saj, pasi partneri i saj Marku kishte organizuar gjithçka…

Të ndodhur Cappadocia, Turqi Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku e kanë çuar mërrëdhënien e tyre në një tjetër nivel, teksa ish-deputeti i ka bërë propozimin surprizë partneres së tij.

Dyshja e njohur tashmë janë të fejuar dhe lajmin e bukur e ka ndarë vetë moderatorja Dembacaj e cila nëpërmjet një statusi në Instagram ka ndarë me ndjekësit të gjitha përjetimet dhe emocionet për propozimin e ëndrrave.

“I kishe menduar të gjjtha, çdo moment, çdo detaj dhe ja dole mbanë, të më surprizoje dhe të mē bëje kaq të lumtur sërish…
As në ëndrrat më të bukura nuk e kisha imagjinuar kaq perfekt këtë moment. Falemnderit Zotit që të kryqëzoi në jetën time! Të dua shumë❤️
P.S. I thashë PO!”; shkruan Rudina përbri fotove shkrepur në peizashin piktoresk gjatë momentit romantik.

Kjo periudhë nuk ka qenë aspak e lehtë për aktoren dhe moderatoren Dembacaj pasi këtë verë ajo humbi të atin me të cilin ishte ngushtësisht e lidhur.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF