6 tentativa të dështuara in-vitro, këngëtarja më në fund shtatzënë!

Pas 6 tentativave të dështuara për të mbetur shtatzënë përmes fekondimit in-vitro, këngëtarja e njohur Paloma Faith më në fund, arriti ta realizonte ëndrrën e vet të madhe. Lajmin që më në fund prêt një fëmijë ajo e ndau me të gjithë përmes Instagramit. Paloma për herë të parë u bë nënë me vogëlushen saj Leyman Lahcine në dhjetor 2016-s, por cdo përpjekje pas kësaj për të sjellë në jetë një tjetër fëmije, kishte qenë e pasuksesshme.

“Është një emocion i jashtëzakonshëm t’ju njoftoj se jam shtatzënë. Do t’i publikojë këngët e reja në këtë periudhë dhe doja të ndihesha e lirë në trupin tim ndërsa ndryshon para gjithë syve tanë!E dua punën time dhe mezi pres që të gjithë të dëgjoni albumin tim të 5-të dhe do të performojë aq sa do të ma lejojë kjo kohë e çmendur . Nuk jam një shtatzënë elegante dhe gjithashtu jam me rrezik të lartë, kështu që do të doja të kërkoja nga media që të mos vraponin pas meje për të marrë fotografi të pakëndshme, pasi ankthi është i dëmshëm për mua dhe foshnjën time. Ky fëmijë dëshirohej kaq shumë, është tentativa ime e 6-të in-vitro dhe ishte një sfidë të arrija këtu. Kam pasur një lindje të parë shumë traumatike dhe gjithashtu jam e prirur për depresion pas lindjes.Të jem nënë është gjëja më e mrekullueshme që më ka ndodhur ndonjëherë, por do të ‘fryhem’ dhe nuk do të” shkëlqej”, ka shkruar ajo.

easy dinner ideas
Previous Article