KreuCelebrity

Gati një vit pas sherrit, Fifi tregon marrëdhënien me Eneidën!

Përplasjet nisën pas natës finale të edicionit të 21 të “Këngës Magjike”; Eneda Tarifa mori cmimin e parë, Filloreta Raçi u rendit e dyta dhe pas saj, vinte Anxhela Peristeri. Momenti kur Eneda ngriti trofeun ( ndërkohë që publiku thërriste emrin e Fifit) duket ndryshoi gjithcka në miqësinë e tyre. Vajzat nuk e ndoqën më njëra-tjetrën në rrjetet sociale.

Krisja e raportit mes tyre u përfol shumë. Por tani, duket se gjërat kanë ndryshuar. Fifi ndau mbrëmjen e sotme një foto me Enedën në InstaStory, ku shihen mjaft të qeshura bashkë.“Për të gjithë ata që na duan dhe nuk na duan, ishim dhe jemi shoqe!” – ka shkruar ajo.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF