KreuCelebrity

As në shtëpi në spital, e as në shtëpinë e vet luksoze: Gigi Hadid i befasoi të gjithë, lindi në një vend të pazakontë!

Modelja Gigi Hadid u përpoq ta ndante me fansat sa më shumë momente dhe përjetime prej shtatzanisë së vet. Ky ishte fëmija i parë për Gigin, e përfshirë me kohësh në një lidhje on-off me këngëtarin Zayn Malik. Lajmi i ardhjes në jetë të vogëlushes së saj u trumpetua me të madhe.

Por ndërsa dyshja vetë nuk hyri shumë në detaje, burime pranë tyre rrëfyen se Gigi nuk ka lindur në spital, por në një fermë në zonën rurale në Pensilvani.

Vajza lindi në 19 shtator, ndërsa dyshja ka qenë e izoluar në fermë që prej muajit maj. Gjithë cfarë dihet është se në afërsi të tyre ka një fermë në pronësi dhe nëna e saj, Yolanda Hadid, por sesi shkuan më në detaj gjërat, këtë nuk e thanë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF