KreuStil Jetese

E ëma u nda nga jeta, prek kantautori: “Ike e s`të dhashë dot puthjen e fundit”!

Dirigjentja e parë shqiptare, Rozmari Jorganxhi, u shua në moshën 83 vjecare në Trieste të Italisë. Lajmin e pohoi i biri, kantautori Gjergj Leka, I cili I bëri të ëmës një dedikim mjaft prekës.

“Më ike e nuk të dhashë puthjen e fundit… Mezi po prisje të bashkoheshe me babin dhe pikërisht sot në ditëlindjen e tij u ngjite lart. Mi bëj hallall të gjitha fajet”, ka shkruar ai.

Rozmarija lindi në Korcë, ndërsa studimet I kreu në Moskë si dirigjente kori dhe mexosoprano. Karrierën e nisi si soliste lirike në TKOB në 1959 si soliste lirike në TKOB, ndërsa nga vitet  1967-1984, drejtoi korin atje duke u bërë e para femër dirigjente e këtij institucioni. Ka interpretuar po ashtu për 10 vjet rresht në Teatrin Giuseppe Verdi të Triestes e në 2017-tën, u vlerësua me titullin “Mjeshtre e Madhe”.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF