KreuCelebrity

I infektuar me Covid, Stresi del të festojë me miqtë!

Dy ditë më parë reperi Arkimed Lushaj që njihet me pseudonimin Stresi lajmëroi nëpërmjet instagramit të tij se ka rezultuar i infektuar me Covid, dhe që nga ai moment ai shkroi se do të izolohej.

Gjë që duket se nuk ka ndodhur…

Gjatë gjithë ditës së diel, reperi ka postuar vazhdimisht story ku dukej se nuk ishte aspak në izolim. Video me të atin dhe nënën gjatë ditës, ndërsa në mbrëmje Stresi ka festuar ditëlindjen e mikut të tij me një grup shokësh.

Papërgjegjshmërinë e këngëtarit e kanë vënë në dukje, edhe ndjekësit e tij por ai ka zgjedhur të mos i përgjigjet. Duke mos dashur të besojmë se një artist që numëron mijëra fansa dhe që duhet të jetë shembull i mirë për ta, manifeston një papërgjegjshmëri të tillë, urojmë që infektimi i Stresit të ketë që një tjetër shaka (pa kripë) e tij dhe Stresi dhe të gjithë ata që janë afër tij të jenë shëndoshë e mirë.

Në të kundërt, instancat duhet të marrin masa ndaj tij!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF