KreuCelebrity

I tradhëtojnë fotot; zbulohet i dashuri i Dojna Memës!

Pak ditë më parë në mënyrë jo direkte Dojna Mema pranoi se është në një lidhje, dhe ditët e fundit çifti po udhëton në destinacione të ndryshme të vendit tonë.

 

 

Ne jete duhet te gjesh dike qe te dashuron, kujdeset per ty dhe te ben foto te bukura. P.s : kriteret e mesiperme nuk jane vendosur sipas rendesise ?

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema) on

Siç gjithmonë ka zgjedhur të bëjë me jetën e saj private sigurisht që edhe kësaj here moderatorja sykaltër nuk bëri publik identitetin e atij që i ka vjedhur zemrën, por së fundmi instagrami është ai që ka nxjerrë zbuluar çiftin.

Nisur nga fotot e postuara në të njëjtat destinacione, mendohet se Dojna p shijon romancën me këngëtarin Vlashent Sata me të cilin është përfolur edhe më herët se janë të lidhur por duke mos patur asnjëherë konformim nga ana dyshes.

Sipas portalit ‘news31.al’ që drejtohet nga gazetarja Jonida Aliçkolli, mikeshë e ngushtë e Dojna Memës (nëse ky lajm nuk do të ishte i vërtetë, nuk do të botohej në këtë portal) çifti është në një lidhje prej më shumë se një viti dhe zanafilla e njohjes së tyre daton dy vite më parë kur artisti Sata ishte i ftuar në rubrikën ‘Një ditë më Dojnën’.

Më tej në fillim të njohjes së dyshes Dojna ka udhëtuar edhe drejt Parisit, vend ku Vlashenti jeton dhe zhvillon karrierën e tij.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF