KreuBusull

Meteoalb: Nga e mërkura përmirësim i motit dhe rritje temperaturash!

Meteoalb: Nga e mërkura përmirësim i motit dhe rritje

Që prej së shtunës, vendi ynë ka mbizotëruar nga reshje shiu e vranësira duke u shoqëruar edhe me rënie të temperaturave.

Sipas Meteoalb, edhe dita e sotme do të vijojë të ketë mot të paqëndrueshëm, me rrebeshe shiu dhe vranësira të dendura kryesisht në zonat veriore dhe veriperëndimore.

Përmirësim te kushteve atmosferike do te kemi duke nisur nga pasditja e sotme, e nisur nga kjo dita e martë do të jetë me kthjellime, por nuk përjashtohen as reshjet lokale të shiut.

Më tej, duke filluar nga dita e mërkurë dhe në vijim pritet përmirësim i ndjeshëm i motit, me kthjellime dhe rritje temperaturash.

Burimi:  Meteoalb për Bordo.al

 

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF