Sinan Hoxha baba për herë të dytë; zbulohet gjinia e bebushit!

Sinan Hoxha dhe Andrra Destani duket se do të bëhen prindër për herë të dytë. Burimë pranë çiftit kanë konfirmuar për ‘Abc News’ se këngëtari i njohur dhe bashkëshortja janë në pritje të një djali dhe se Andrra është në muajin e katër të shtatzënisë.

Sakaq nga ana e dyshes nuk ka patur asnjë konfirmim rreth këtij lajmi, ndonëse Andrra i ka rralluar së fundmi postimet ne instagramin e saj.

Dyshja janë prindër të një djali 4 vjeç e gjysmë, që e kanë pagëzuar me emrin Ansi.

Një muaj më parë, çifti i mirënjohur festoi përvjetorin e pestë të martesës, ndërsa nuk mungoi as një dedikim i ëmbël nga ana e Andrrës ku shkruante se ndihet e bekuar për këto vite të lumtura që ka ndarë me këngëtarin.

easy dinner ideas
Previous Article