KreuFashion

6 trendet e flokëve që duhet të dimë për vitin 2021!

Ndonëse jemi vetëm në muajin e parë të stinës së vjeshtës, e duket sikur pranvera është shumë larg, disa informacione rreth trendeve që do të drejtojnë stinën e luleve në vitin 2021, nuk bëjnë asnjëherë keq.

Le te flasim për flokët: për prerjet, ngjyrat, format që do të jenë në modë për Pranverë 2021.

Në Javët e Modës që ka nisur prej ditësh, krahas veshjeve e aksesorëve, ne mundëm të shihnim edhe artin që parukierët e njohur kishin realizuar në flokët e modeleve, dhe kështu mësuam se si do të jenë flokët tanë sezonin e ardhshëm.

Balanca natyrale; Nuk mund të pasqyrohej realiteti disa mujor i karantinës që kaloi bota as në flokë, ndaj për Pranverë 2021 një ngjyrë kafe natyrale dhe krehje me duar do të jetë mjaftueshëm

Flokët fantazi; nëse jeni prej atyre grave e vajzave që natyraliteti ju lodh, atëherë pranvera 2021 do ketë shumë vend për ju. Si për të kremtuar lirinë, pozitivitetin, shpirtin aventuresk ngjyrat e ndezura dhe të guximshme janë një ‘must’ për sezonin e ardhshëm.

Vitet ’90; Në industrinë e modës ky vit ka rikthyer fuqishëm trenet e fillim vitevev ’90 ndaj as flokët nuk mund të bënin përjashtim.

Prerja ‘Bob’; Vitet ’20 ka qenë gjthmonë dekada e prerjes ‘bob’. Këtë pranverë do të shohim flokë me prerjen ‘bob’ të ç’rregullt, të pastrukturuar, të futura pas veshit që do të japin pamjen e një gruaje lozonjare e sensuale.

Flokë kaçurrela por të shkurtra; nëse keni flokë kaçurrela për Pranverë 2021 sugjerohet një prerje deri në mjekër, duke i dhuruar kështu flokëve volum.

Shkëlqim; Sigurisht që flokët e shëndetshëm që kanë shkëlqim natyral janë në modë dhe trend në çdo kohë, por në rast se nuk e keni vetë shkëlqimin në flokë do t’ju duhet këtë sezon të investoni në produkte që do t’ua mundësojnë.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF