E mbajtën shtatzëninë të fshehtë; Çifti i famshëm bëhen prindër për herë të dytë!

Aktorët Amanda Swyfried dhe Thomas Sadoski janë bërë prindër për herë të dytë, teksa kanë mirëpritur në jetën e tyre bebushin që është një djalë.

Dyshja e famshme e dhanë lajmin e bukur këtë të hënë, përmes rrjeteve sociale.

Lajmi ka ardhur i papritur për fansat, të cilët nuk ishin në dijeni që Amanda ka qenë në pritje të ëmbël.

Të njohur për profilin e ulët publik që kanë zgjedhur në jetën e tyre private 34 vjeçarja dhe bashkëshorti 44 vjeçar janë po ashtu edhe prindër të një vajze të quajtur Nina.

Dyshja u martua në vitin 2017, kohë kur Amanda ishte shtatzënë me vajzën e parë.

easy dinner ideas
Previous Article