KreuCelebrity

E sulmuan se u shëndosh, aktorja i sfidon dhe pozon nudo: “Askush s`mund të më gjykojë”!

E kritikuan shumë për peshën e marrë, dhe Vanessa Incontrada pikërisht me kritikat e nisi rrëfimin e saj për Vanity Fair. “ Në 2008-tën, solla në jetë tim bir, Isal. Mëmësia, sic ka ndodhur me shumë gra të tjera, e transformoi trupin tim. Atëherë nisën kritikat. Shumë të egra. Të pashpirt. Thuhet gjithmonë se sulmet më të këqija të vijnë nga ata që i ke afër. Unë nuk e mendoj kështu: fjalët që më lënduan më shumë ishin ato të të panjohurve. Isha e zhgënjyer, e corientuar: përse njerëzit duhet të ishin ka të këqinj? Ndonjëherë merr peshë, herë të tjera e humb. Një muaj mban dietë humb tre kilogramë, muajin tjetër e merr prapë ndonjë. Jemi gra, kështu funksionon trupi ynë. Është e natyrshme, duhet ta pranojmë e resektojmë. Askush nuk duhet të na gjykojë:, tha aktorja qe zgjodhi të pzoonte nudo, si për të sfiduar kështu të gjithë ata që deshën ta bënin të ndihej keq, duke treguar se tashmë, është në paqe me trupin e saj.

\

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF