KreuBusull

Hakmarrje e ëmbël; biznesmeni blen bankën që i refuzoi kredinë 10 mijë euro kur ishte 22 vjeç!

Edhe pse ai shkoi me një plan të detajuar biznesi në bankë, për të kërkuar 10 mijë euro, drejtuesit e bankës refuzuan t’i jepnin kredinë të riut 22 vjeçar pasi sipas tyre ai ishte shumë i ri dhe nuk krijonte besueshmëri.

Adem Deering nuk u dorëzua dhe ndonëse pa asnjë qindarkë në xhep ja doli të kthehej në një biznesmen të suksesshëm dhe sot, 17 vite pasi kërkoi kredinë prej 10 mijë eurosh, si hakmarrje të ëmbël Deering ka blerë godinën e bankës që i refuzoi ndihmën.

“Të ndërtosh një biznes nga zero nuk është e lehtë, dhe shpesh gjërat nuk do të funksionojnë. Por të qëndrosh me këmbë në tokë, të besosh te vizioni që ke dhe të ecësh përpara, do ia arrish, sado e vështirë. Për mua, blerja e ndërtesës së bankës i kthen gjërat në rrethin e plotë dhe kjo tregon se kisha të drejtë të vazhdoja të besoja te vetja”; është shprehur biznesmeni.

Përgjatë gjithë këtyre viteve Adem ka krijuar një biznes të fuqishëm menaxhimi të cilin e shiti për një vlerë prej 6.4 milion dollarë në vitin 2014. Aktualisht ai është pronar i disa kompanive që gjenerojnë miliona euro të ardhura.

Tags:

Home Business

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF