Ismail Kadare shpallet fitues i ‘Nobel-it Amerikan’!

Shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare do të vlerësohet me Çmimin Ndërkombëtar të Letërsisë Neustadt këtë vit, njoftoi sot Ambasada Amerikane në Tiranë përmes mediave sociale.

Si një nga ngjarjet kryesore letrare në botë, Çmimi dhe Festivali Neustadt është një festë e librave dhe kulturës ndërkombëtare të sponsorizuar nga ‘Literatura Botërore Sot’ dhe organizuar nga Universiteti i Oklahoma dhe i  cilësuar si Nobel-i amerikan.

Çmimi është themeluar në vitin 1970. Karta Neustadt përcakton që çmimi të jepet si mirënjohje e arritjeve të jashtëzakonshme në poezi, trillim ose dramë dhe që ajo të jepet vetëm në bazë të meritave letrare.

Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër në Shqipëri. Veprat e tij janë përkthyer në dhjetëra gjuhë në të gjithë botën dhe ai është bërë poeti dhe romancieri më i njohur i Shqipërisë. Ai është njohur për arritjet e tij në të gjithë botën ka marrë një Çmim Booker dhe shpesh është propozuar për Çmimin Nobel në letërsi.

easy dinner ideas
Previous Article