KreuFashion

Përjetësisht bjonde/ 10 vajzat VIP që i qëndruan besnike kësaj ngjyre!

Imazhi i një bjondeje, shet më shumë sesa çdo gjë në industrinë e kinemasë dhe muzikës, ndaj edhe shumë prej tyre zgjodhën të jenë përgjithmonë të tilla. Shumë prej artisteve bjonde më bomba në showbizin ndërkombëtar, janë kthyer tashmë në ikona sepse janë të nxehta, provokuese dhe bien gjithmonë në sy. Që pas Marilyn Monroe, shumë figura të tjera kanë zgjedhur të jenë po kaq shpërthyese përmes nuancave bjonde, edhe pse realisht janë brune, ndaj industria e kozmetikës i ka mbështetur për të ndërtuar një profil kaq të pazëvendësueshëm.

Marilyn Monroe themeloi ikonën e femrës bjonde me efekt platin, një ngjyrë të cilën ja sugjeroi grimieri i saj personal dhe nga ai moment nuk hoqi dorë kurrë. “Sekreti për flokë të bukur bjondë është të mos lash flokët çdo ditë me shampo, pasi kështu ruan ngjyrën dhe formën natyrale të kaçurrelave” – është shprehur aktorja.

Brigitte Bardot mbetet një nga femrat simbol të viteve 1950-të. Imazhi i përjetshëm prej bjondeje dhe sjelljet e saj të rafinuara të gruas moderne frymëzuan shumë shkrimtarë francezë, madje u bë subjekt i esesë së Simone de Beauvoir me titull “Sindroma Lolita”, duke përshkruar si një ‘lokomotivë të historisë së grave’.

Christina Aguilera është një bjonde natyrale, por me nuanca të errëta, por sado që ka eksperimentuar me ngjyrat, ajo asnjëherë nuk ka hequr dorë nga flokët bjonde. “Buzë të kuqe për të joshur dhe gjithmonë bjonde, jo sepse kështu mund të turbullosh mendjen e një burri, por sepse ndihem mirë” – ka thënë artistja.

Reese Witherspoon

“Harrojini barcaletat me bjonde. Një grua bjonde mund të paragjykohet për hir të flokëve të saj, shumica që njoh janë inteligjente dhe me poste të rëndësishme, ndaj nuk kam dashur të ndryshoj kurrë ngjyrën”- thotë aktorja, e cila e ka vuajtur këtë fakt, sepse vinte nga një krahinë, ku pjesa më e madhe popullatës ishin brunë.

Edhe pse ka eksperimentuar tej mase me flokët, Charlize Theron ka krijuar një profil unik me ngjyrën: të shkurtra ose të gjata, me nuanca mjalti, ose bjonde platin, aktorja me sy blu, nuk është tunduar shumë nga nuancat e tjera, ndaj sa herë ka rifreskuar pamjen, gjithnjë ka luajtur rolin e saj të proferuar: Atomic Blonde!

Shumë gra të njohura të ekranit apo modës në Shqipëri prej vitesh identifikohen si bjonde të përjeshtshme, sepse kanë gdhendur prej vitesh para publikut një portret i cili identifikohet nga nuancat platin, e deri tek ato me efekte mjalti ose lajthie…

Enada At’Nikolla gjithnjë ka qenë në pararojë të tendencave të fundit jo vetëm në modë, por edhe përsa i takon eksperimentimit me flokët. Imazhi i saj si bjonde e përjetshme vjen nga momenti kur u shfaq në Miss Albania, e deri në ditët e sotme, duke u identifikuar shpesh me prerje e ngjyrë bjonde që veç ajo di të guxojë.

Herë me nuancat lajthi ose mjalti, e më së shumti tek ato bjondë, këngëtarja e njohur e muzikës, Manjola Nallbani prej vitesh ndihet komode me ngjyrën e saj të flokëve, ku më së shumti bie në sy prerja me baluke, duke bërë të mundur që të dalin më në pah tiparet e fytyrës që plotësojnë edhe pamjen e saj.

Nuk ka dyshim që Rudina Magjistari vazhdon të konsiderohet figura ikonë e ekranit shqiptar me një imazh të përsosur prej bjonde. Që nga daljet e saj të para, e deri më tani ajo ka portretizuar një portret gjithnjë të qeshur për të gjithë shqiptarët, i cili duket se më mirë se me çdo ngjyrë tjetër flokësh, rri me nuancat bjonde.

Alketa Vejsiu spikati me talentin dhe zhdërvjelltësinë e saj që kur ishte ende një adoleshente. Por, figura e saj arriti të konsolidohej kur rifiniturat e flokëve bjondë e portretizuan atë akoma më bukur në spektaklet e mëdha në ekranet shqiptare, si një business women e suksesshme, e deri në ngjitjen e saj në Festivalin e Sanremos.

Shpesh e etiketuar si një nordike për shkak të ngjyrës së flokëve, forma me onde dhe sytë, Orinda Huta ka gdhendur lehtësisht portretin e saj në ekranet shqiptare. Sa herë që ka tentuar të ndryshojë tonalitetet e flokëve të saj, ajo gjithnjë është kthyer tek ngjyra e saj origjinale, sepse aty duket që ndihet gjithnjë vetvetja.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF