KreuCelebrity

Aktorja e njohur paska lindur, por askush s’e dinte!

Aktorja e njohur Mindy Kaling ishte e ftuar në spektaklin The late Show with Stephen Colbert, ku bëri një deklaratë, që i la të gjithë të befasuar. Ajo tha se muajin e kaluar ishte bërë nënë për herë të dytë. Aktorja kishte lindur një djalë, madje bëri publik dhe emrin.

“Po askush nuk e dinte që ishe shtatëzënë?” pyeti i çuditur Colbert“E di, edi. Ky është një lajm i ri dhe për shumë njerëz.” iu përgjigj aktorja.

“Po e them këtu për herë të parë, dhe ndjehem pak e sikletosur. Në 3 shtator kam lindur djalin.“Kaling ka dhe një vajzë. Katherine, e cila erdhi në jetë në dhjetor të 2017. Ashtu si ardhja e Spencerit dhe ajo e Katherines ishte shumë e papritur për publikun, veçanërisht për ardhuruesit e saj.  Mindi nuk e ka bërë të njohur kurrë atësinë e vajzës.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF