KreuFashion

Xhaketat kamosh trendi i sezonit; 10 ‘look’ për t’u kopjuar menjëherë!

Si të vishni xhaketën kamosh sipas pamjeve të stilit të rrugës

Vjeshta ka ardhur dhe bashkë me të edhe sezoni i xhaketave dhe çizmeve të shiut. Përpos xhaketave prej lëkure që duket se s’kanë kohë, këtë sezon do të jenë trend edhe ato prej kamoshi.

Sigurisht, ekzistojnë një mori variacionesh veshjesh që mund të kombinohet me këto lloj xhaketash, prandaj është së pari e rëndësishme të zgjidhni një model që është në përputhje me stilin tuaj.

Xhaketa kamoshi, në fakt, shpesh vjen në një version xhaketë sportive, ndoshta me shtimin e thekëve ose qëndisjeve për një efekt tipik boho. Secili variant, pra, ka rregulla të ndryshme stili, të cilat mund të personalizohen sipas veshjes dhe rastit të përdorimit.

Këtu, ne kemi mbledhur 10 pamje stili rruge të përjetësuar në të gjithë botën për të frymëzuar veshjet tuaja të ardhshme të vjeshtës me ide të reja stilimi që, për mendimin tonë, janë të lehta për t’u kopjuar në çdo kontekst. Për ju zgjedhja.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF