KreuStil Jetese

 Fund me pala, cizme te gjata: Victoria Beckham tregon kombinimin e fundit “shik”!

Victoria Beckham njihet për shijet në të veshur, dhe këtë, s`ia mohon askush! Me komnbinimin e fundit, ajo e përforëcoi dhe më shumë këtë bindje. Dizajnerja 46 vjecare u shfaq me cizme të kuqe deri tek gjuri, fund me pala bezhë dhe një këmishe më kuadrata, duke e përshkruar këtë veshje si “njërën prej të preferuarave të saj” nga koleksioni i vet Vjeshtë/Dimër 2020.

Cizmet ishin padyshim ato që i jepnin “një spërkatje ngjyre” pjesës tjetër, ndërsa rripi i mesit prej lëkure, i zbukuruar me dy duar të florinjta ( i cili kushton 450 paundë), e plotësonte më së miri “look-un”. “ Epo zonja, po afron dimrit dhe na duhen veshje të reja”, ka shkruar ajo.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF