KreuCelebrity

“Mam a ke me vdek?!” Aktorja shqiptare rrëfen çfarë i tha e bija kur mësoi se kishte tumor në kokë!

Aktorja e njohur nga Kosova Adriana Matoshi ishte pasditen e së premtes e ftuar në programin “Rudina ku ndër të tjera rrëfeu ngjarjen më të të trishtë të jetës së saj, kur tetë vite më parë gjatë shtatzënisë ajo mësoi se vuante nga tumori në kokë.

Pikërisht atë periudhë të errët të jetës së saj, teksa mësoi lajmin e tmerrshëm të gjendjes së saj shëndetësore, Matoshi mori edhe ofertën për të qenë pjesë në filmin “Kthimi”, i cili më pas në një prej festivaleve prestigjozë u shpall si “Filmi më i mirë”.

Në një kohë, kur aktorja e njohur ishte në luftë me vehten për të pranuar fatin me sëmundjen, ndërkohë që në bark rritej fëmija i katërt, pranoi ofertën për të marrë pjesë në filmin “Kthimi”, ndonëse ironia e fatit deshi që teksa ky prodhim merrte trofeun triumfues, Adriana të ishte në një dhomë spitali me ankthin se si do t’i shkonte operacioni.

“Kam xhiruar filmin, kam pasur shumë vështirësi, kam lindur fëmijën dhe në kohën kur filmi konkurronte në një nga festivalet më të mirë në botë, ku morëm çmimin ‘Filmi më i mirë’, unë isha e shtrirë në spital dhe mendoja si do më ecte operacioni. Prindërit e mi nuk e dinin që unë nuk kisha një tumor dhe asnjë familjar tjetër. Kisha një stres, nuk dija ç’do bëhej me mua dhe si t’ja bëja që situata të mos merrej vesh nga familjarët. Kisha një frikë se mos nuk shpëtoja gjallë. Unë jam fëmijë i vetëm dhe kam qenë drita e syve për prindërit e mi.. Momenti më i vështirë ka qenë kur kam lënë fëmijët dhe kam ardhur në Tiranë për t’u operuar dhe vajzën e vogël e kam pasur në gji. Gjithmonë, gjatë atyre ditëve që e kisha në gji, thjesht pinte dhe flinte. Atë ditë, kur do nisesha, nuk më lëshonte gjirin. Ajo qante dhe qante. Mendoja se ajo e ndjente. I përqafova fëmijët. Kaona, një nga vajzat ishte në gjumë dhe në gjumë tha: ‘Mam’, a ke me vdek?’. Isha e tronditur”: tha gjatë rrëfimit të trishtë aktorja kosovare.

Sakaq fatmirësisht operacioni shkoi mirë dhe sot aktorja e kujton atë episod si shtysë për të vlerësuar fort edhe gjërat më të vogla në jetë si dhe për t’ja ditur me të vërtetë vlerën jetës….

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF