KreuCelebrity

“Kurrë s’e kam besuar këtë virus”; i shtruar në spital me Covid-19, këngëtari shqiptar bën thirrjen e fortë!

Teksa bota ka hyrë në muajin e 10-të të pandemisë së Covid-19 ende ka njerëz të cilët nuk besojnë se ky virus ekziston dhe se shumë prej tyre mendojnë se Covid është një teori konspirative.

Një prej tyre duket se ka qenë edhe këngëtari nga Kosova Valton Krasniqi i cili ka mbështetur teorinë se pandemia nuk ekziston, deri në momentin kur ai vetë u infektua. I shtruar në shtratin e një spitali, Krasniqi duket se nuk po e kalon edhe fort lehtë infektimin dhe se ka patur nevojë të marrë trajtim të specializuar nga bluzat e bardha.

“Tani sa e mora lajmin se jam pozitiv me Covid-19. Kurrë s’e kam besu këtë virus. Kini kujdes, ruani veten, familjen dhe shoqërinë tuaj. Zoti ju ndihmoftë”; shkrun këngëtari shqiptar bashkangjitur fotos ku duket i shtrirë në shtrat me aparatura në trup.

Le të shërbejë kjo thirrje, e një personi që nuk e ka besuar ekzistencën e Covid-19 si këmbanë ndërgjegjësimi për të gjithë ata që janë skeptikë, të kenë kujdes për veten dhe ata që kanë pranë.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF