Këtë fundjavë reperja e famshme Cardi B udhëtoi drejt Las Vegas me miqtë e ngushtë për të festuar ditëlindjen e 28-të.
Përpos faktit se mes të ftuarve ishte edhe ish-partneri Offset me të cilin reperja deklaroi ndarjen një muaj më parë, një tjetër detaj që rrëmbeu vëmendjen e ndjekësve ishte edhe veshja e artistes.
Një fustan stil Kleopatre, përmes të cilit dukeshin format bombastike të Cardi B, ka qenë zgjedhja e reperes për veshjen e ditëlindjes.
Pas krijimit të këtij fustani qëndron stilistja shqiptare Lena Berisha me cilën ende nuk dihet se si ka lindur bashkëpunimi.