Roman feston1 vjetorin dhe teze Lori duket se u kënaq më shumë se të gjithë!

Djali i dytë i Sara Hoxhës dhe Ledion Liços ka festuar këtë të diel ditëlindjen e parë, teksa prindërit i famshëm i kanë organizuar të voglit Roan një festë në natyrë për të fikur qiriun e parë të jetës.

Ndonëse portretin e Roman, mami Sara dhe babi Ledion nuk na e kanë zbuluar ende, e po ashtu edhe detaje nga festa e djeshme prindërit e njohur nuk kanë preferuar të ndajnë me ndjekësit, si gjithmonë janë tezet ato që thyejnë rregullat…

 

View this post on Instagram

 

🤪my little Romki is one and i had too much fun 🤪

A post shared by Lori Hoxha (@lorihoxha) on

Teze Lori, e lumtur për ditelindjen e parë të nipit, nuk ka rezistuar dot për të ndarë disa foto nga festa e djeshme në instagramin e saj, edhe pse me siguri me urdhër të Sarës dhe Ledionit, portretin e Roman edhe teze Lori na e fshehu.

Një festë në natyrë, tema e të cilës ishte ‘karnavalet e Roman’, ku nuk kanë munguar ëmbëlsirat dhe lojërat tek të cilat Lori duket se është kënaqur shumë, kanë qenë disa detaje të vogla që trashëgimtarja e Top Media ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.

Roman është djali i dytë për çiftin Sara- Ledion, pas gëzimit të parë London Noor që për pak mbush 4 vjeç.

easy dinner ideas
Previous Article