KreuCelebrity

Vetëm 43 vjec, humb betejën me koronavirusin drejtori në bashkinë e Tiranës!

Ishte prekur prej një muaji nga koronavirusi dhe përpara gati tre javësh u dërgua për kurim drejt Turqisë. Por as kujdesi I mjekëve atje nuk ka mundur ta shpëtojë dot drejtorin 43 vjecar të Projekteve Publike në Bashkinë e Tiranës, Feti Fanaj.

Ai ka lënë pas nënën, të shoqen dhe një vajzë të vogël. Përmes një dedikimi të ndjerë në rrjetet sociale, kryebashkiaku Erjon Veliaj përcolli të gjithë vlerësimin e tij për Fanaj si një njeri jashtëzakonisht i përkushtuar, ndërsa premtoi t`i qëndrojë pranë familjes së 43 vjecarit. “Fetiu ishte një mik ideal, një baba i jashtëzakonshëm i Mishelit të vogël. Nga ata njerëz punëtorë që i dha kaq shumë Tiranës, kuronte çdo ditë, me po të njëjtin pasion, çdo detaj të shkollave, kopshteve dhe çerdheve tona publike. I kudogjendur, i palodhur! U prehsh në paqe i dashur Feti, vëlla i pazëvendësueshëm për të gjithe ne! Ngushëllime Nidës së re e nënës së tij hallemadhe, që sapo humbi edhe të shoqin. Nuk do t’ju lëmë kurrë vetëm!” ka shkruar ai.

 

 

? Fetiu ishte një mik ideal, një baba i jashtëzakonshëm i Mishelit të vogël. Nga ata njerëz punëtorë që i dha kaq shumë Tiranës, kuronte çdo ditë, me po të njëjtin pasion, çdo detaj të shkollave, kopshteve dhe çerdheve tona publike. I kudogjendur, i palodhur! U prehsh në paqe i dashur Feti, vëlla i pazëvendësueshëm për të gjithe ne! Ngushëllime Nidës së re e nënës së tij hallemadhe, që sapo humbi edhe të shoqin. Nuk do t’ju lëmë kurrë vetëm!

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj) on

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF