KreuCelebrity

U zbulua vetëm tani; Partnerja e Ledri Vulës qenka mbesa e artistit të njohur!

Që prej ditës kur Ledri Vula bëri publik emrin e vajzës që i ka vjedhur zemrën, me të cilën është në pritje të një bebushi, partnerja Sara Hoxha është kthyer në personazh tejet të komentuar në shoëbiz-in shqiptar.

Tejet aktive në rrjetin social Instagram ku numëron mijëra ndjekës, Sara në një postim të fundit ka zbuluar një detaj për të cilin nuk ishim në dijeni më parë. Nëpërmjet një postimi në instastory, Sara ka kujtuar gjyshin e ndjerë i cili prej 4 vitesh është ndarë nga jeta.

Telat Agolli, mjeshtri i njohur akrobat i Cirkut Kombëtar qenka gjyshi i partneres së Ledrit dhe këtë e mësuam vetëm tani.

“Janë bërë 4 vite tashmë dhe unë ende nuk mund ta besoj që nuk je më me ne. Ti je legjenda jonë dhe do të jesh gjithmonë gjysh! Krenohesha kur thoja që jam mbesa jote”; shkruan Sara bashkangjitur një foto të artistit të njohur Agolli gjatë performancave të tij.

Ndonëse Sara u bë e njohur si partnerja e reperit të famshëm shqiptar, deri tani askush nuk e dinte se ajo vika nga një familje e njohur artistësh.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF