KreuArt

U nda nga jeta shkrimtari i njohur, poeti e shqipëruesi Faslli Haliti!

Autor i mbi 20 veprave, I dekoruar me urdhrin Naim Frashëri, Faslli Haliti u nda nga jeta në moshën 85 vjecare. Në këtë mënyrëm shuhet një nga zërat e rëndësishëm të historisë sonë letrare. Haliti, I njohur dhe për pikturat e historiografinë e tij, ishte autor i mbi 20 librave, kryesisht me poezi.

Ai lindi në Lushnjë, në 5 dhjetor 1935 dhe kreu Artistik për pikturë. U diplomua për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës. Ka punuar mësues vizatimi dhe letërsie në Lushnjë 1961-1973. Nga viti 1973 – 1983, për gabime ideore në krijimtari dhe veçanërisht në poemën Dielli dhe rrëkerat, e detyruan të kthehej në një kooperativist të thjeshtë, pavarësisht potencialit të tij të madh, e gjatë të ashtëquajture “periudhe konvaleshence ideologjike”, iu hoq dhe e drejta e botimit.

Gjatë viteve 1998-2001 ishte qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Eshtë nderuar me çmime kombëtare e ndërkombëtare dhe është përfshirë në disa antologji në gjuhë të huaja si italisht, anglisht, gjermanisht, greqisht e u dekorua me Urdhërin Naim Frashëri të klasit III, të klasit I si dhe me Urdhërin “Naim Frashëri” i Artë. U shpalll qytetar nderi në qytetin e Lushnjës. Në 2017-ën fitoi çmimin e madh “Poeti më i mirë i vitit” , dhënë nga Fondacioni Kulturor “Harpa”.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF