KreuCelebrity

La programin vetëm një javë pas nisjes; zbulohet sherri që ka ndodhur mes Luanës dhe Rezartit!

Vetëm një javë pas nisjes së sezonit të ri të programit ‘Shiko kush luan” Rezart Veleshnja nuk u pa më në program dhe vendin e tij e zuri aktori i humorit Irgen Çela.

Ndonëse moderatorja Luana Vjollca nuk dha asnjë shpjegim rreth këtij ndryshimi të papritur, e po ashtu as nga ana a Veleshnjas nuk pati asnjë reagim dosja.al është portali që duket se ka zbuluar detajet.

Pas ndryshimit të papritur duket se qëndron një sherr verbal që ka ndodhur mes Luanës dhe Rezartit gjatë regjistrimit të një puntate. Bëhet e ditur se aktori dhe moderatorja, njëkohësisht autorja e programit kanë pasur një debat të fortë mes tyre pas kuintave.

Debat ky që ka bërë që Luana ta largojë aktorin nga programi si dhe ka bërë që emisioni të regjistrohej dhe një herë tjetër, mirëpo ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes.

Disa prej të ftuarve të asaj dite kanë qenë dëshmitarë të sherrit që ka ndodhur mes dyshes dhe mësohet se konfiklti ka qenë shumë i fortë dhe ka ndodhur në mes të xhirimeve në studio.

Sakaq i vetmi reagim i aktorit Veleshnja rreth kësaj ngjarje ka qenë fshirja e çdo foto të programit në instagramin e tij.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF