Dita e sotme qenka mjaft e vecantë për Lori Hoxhën: trashëgimtarja e Top Channel ka ditëlindje, dhe llogaria e saj u “përmbyt nga urimet. Por si e festoi Lori 27 vjetorin e saj? Kureshtja është e madhe dhe pritshmëritë, të larta! Disa momente nga mbrëmja luksoze i ndau në Instastory-n e saj Armina Mevlani.
Lori shkëlqen me veshjen e saj të mbushur me gurë vezullues. Fotot e tregojnë qartë se cfarë feste e vecantë ishte dhe sa janë kënaqur të gjithë.
Më herët, Lori postoi një foto me tortën e ditëlindjes ku shkruante: “Mbijetova 9862 ditë në këtë tokë! Falenderuese për të gjitha pengesat, arritjet, ngritjet, uljet, buzëqeshjet dhe lotët. Gjithçka! Po pres një udhëtim tjetër rreth diellit dhe ju falenderoj që jeni bërë pjesë”!