Parashikoi koronavirusin dhe datën e saktë të infektimit të Trump; ja ç’na pret ky fundvit sipas Astrologes së njohur!

Teksa koronavirus kishte nisur të përhapej në Kinë, në shkurt të këtij viti dhe pjesa tjetër e botës ishte ende e qetë, astrologia Jessica Adams, ndryshoi krejtësisht rrjedhën e jetës; la shtëpinë në Londër dhe u shprengul në Tasmani ku edhe vijon të jetojë sot me dy qenushët e saj.

“E dija se çfarë po vinte”, thotë ajo. “Ndoqa këshillën qe i dhashë vetes time, dhe isha fiks në kohë. Ndonjëherë, duhet t’i biesh këmbanave të alarmit, dhe unë ashtu bëra”, rrëfen astrologia.

Një vit përpara kësaj, Jessica kishte dalë publikisht me paralajmërimet se një virus do të trazojë botën e madje kishte dhënë edhe një datë: 10 janar 2020. Pikërisht kjo do të rezultonte më vonë si data zyrtare e viktimës së parë të konfirmuar të Covid 19 në Wuhan të Kinës.

“Viti 2020 ishte si piktura e Edvard Munch, “Ulërima”. “ Ishte një paralajmërim aq ekstrem sa nuk e dija a duhet ta bëja. Por në fund të fundit kjo është puna ime, nuk I shmangesha dot. Unë I paralajmëroj njerëzit- për pensionet, kursimet e tyre, për faktin që po hyjnë pak si shumë në borxhe dhe për të qenë gati kur bota kthehet përmbys”, thotë ajo. Për fat të keq, ato paralajmërime nuk u dëgjuan shumë.

E ndërsa ndjekësit e saj i morën për të mirëqenia parashikimet e Adams, shumë të tjera menduan se ishte thjesht një mashtrim.

Në fakt, rezultoi se ajo kishte pasur të drejtë. Ajo godit në shenjë edhe më datën 1 tetor 2020, saktësisht dita kur Donald Trump u diagnostikua me koronavirus.

Të jetë koincidencë vallë? Tani, astrologia që profetizoi shumë drejt Brexitin si dhe një tërmet të madh brenda familjes mbretërore britanike, që ndodhi të ishte shkëputja e princit Harry për shkak të bashkëshortes amerikane, tani na tregon se çdo të ndodhë në fund të vitit.

“Krishtlindjet do të jenë fantastike. Gjërat do të nisin të ndryshojnë tre ditë përpara vigjiljes së Kërshëndellave për sa i takon miqësisë, grupeve, sigurisë globale. Bota më në fund do ta mbledhë veten”, shprehet ajo.

 

 

 

 

 

easy dinner ideas
Previous Article