Fjolla Morina zyrtarizoi lidhjen me Fisnik Sylën; reagon bashkëshortja e biznesmenit!

Fjolla Morina po jeton një histori dashurie me biznemenin Fisnik Syla, lidhje të cilën këngëtarja e ‘zyrtarizoi’ edhe nëpërmjet një postimi në Instagram.

“Thonë që ‘në dashuri fiton kush ikën’. Nuk është e vërtetë. Në dashuri fiton ai/ajo që rri. Dashuria nuk është e lehtë! Në dashuri duhet të dish të ndash dhimbjen, pasionin, vuajtjet. Ndonjëherë dashuria vë në dyshim gjithçka që ti ke besuar, por kur dashuria është e vërtetë atëherë ajo është në gjendje të superojë çdo vështirësi, çdo pengesë, sepse dashuria fiton mbi gjithçka. Ne në çdo pengesë fituam njëri-tjetrin. Të dua Fisnik Syla”; shkroi Fjolla pak orë më parë përbri një foto të çiftit.

Por sipas portalit ‘n.Zoom.biz’ situata nuk është edhe aq rozë sa duket pasi po i njëjti portal shkruan se Fjolla është futur në mes të martesës së Fisnikut me bashkëshorten me të cilën ka dy fëmijë. Nuk dihet nëse biznesmeni dhe nëna e fëmijëve të tij janë divorcuar por, sipas një reagimi që ajo ka bërë së fundmi, lihet të kuptohet se martesa e tyre është prishur nga një person i tretë.

‘Atyre që deshtën shkatërrimin e familjes, marrshin nga jeta atë që meritojnë’; mësohet të jetë shprehur zonja. Ndërkohë Fjolla ka marrë propozimin për martesë nga i dashuri i saj nëpërmjet një unaze me gurë diamanti.

 

easy dinner ideas
Previous Article