KreuFashion

5 palltot që kemi parë në filma, janë një MUST për këtë dimër!

Nga ekrani i madh në garderobën tonë: më poshtë është zgjedhja jonë e 5 palltove dimërore 2021 që kemi parë të veshura nga disa aktore dhe që janë rikthyer në modë …

Pallto e kuqe

Në ‘Bella di Giorno’ Catherine Deneuve mban një pallto të mrekullueshme  me kopsa të arta: veshja është pjesë e gardërobës së dizenjuar nga stilisti Yves Saint Laurent për karakterin e Séverine dhe bëhet simbol i stilit të saj elegante sensual.

Pardesyja

Historia gangsterëve e vitit 1967, Bonnie dhe Clyde kishte si protagoniste aktoren bukuroshe Faye Dunaëay. Një hajdute që ‘mburrej’ me garderobën e saj nga fundet e ngushta, costume si dhe pardesynë me kuadrata me të cilën shpesh identifkohet. Përsëri, autori është stilisti Yves Saint Laurent. Në atë kohë, aktorja deklaroi, “Pardesytë janë thjesht hyjnorë. Modele stil mashkullor por të riinterpretuar në një çelës femëror”.

Pallto kamel

Një model që nuk ka nevojë për shumë prezantime, aq sa është bërë një klasik i veshjet femërore (dhe mashkullore) së fundmi. Megjithatë, ekziston një imazh që ka mbetur i pashlyeshëm: Ali MacGraë si Jennifer Cavalleri, në ‘Love Story’, e veshur me një pallto me ngjyrë deveje për të takuar prindërit e Oliver Barrett (luajtur nga Ryan O’Neal).

Pallto lëkure (pellush)

Gëyneth Paltroë është Margot në filmin ‘The Tenenbaums’: stili i saj është i çuditshëm, madje shumë i çuditshëm. Veshjet e saj përbëhen nga fustane të gjata, lëkure lëkure, kapëse flokësh dhe lesh i cilësisë së mirë Fendi. Ne preferojmë versionin e palltos prej  pellushi.

Pallto me jakë pellushi

Kate Hudson është Penny Lane në filmin ‘Almost Famouse’ dhe është një interpretim elegant i stilit Ëoodstock: xhinse të ndezura, minifunde prej kamoshi, këpucë platformë dhe një pallto me një jakë pellushi përreth qafës. Modeli origjinal që aktorja ka veshur në film i përket arkivit të shtëpisë së prodhimit Dreamworks.

Burimi: Vogue Italia

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF