KreuCelebrity

Nëntë muajshe shtatzënë, infektohet me Covid deputetja e PS-së!

Është në muajin e fundit të shtatzanisë, dhe rrëfen se është prekur nga Covid 19. Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti tha se ka kryer testin e koronavirusit pasi kishte konstatuar simptomat e para, ndërsa tani e gjithë familja e saj është karantinuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore “me simptoma të lehta duke u trajtuar me të gjithë protokollet e nevojshëm për të kaluar me sa më pak komplikime këtë sëmundje kaq të pabesë.”

Gjylameti i ka bërë thirrje të gjithëve të tregohen të kujdesshëm, sepse infektimi mund të ndodhë kurdo. “Të dashur miq, ditën e hënë në darkë pas simptomave të para iu drejtova institucioneve mjekësore për tu testuar dhe rezultova pozitive. Si unë, ashtu edhe familja ime jemi të karantinuar dhe në gjendje të mirë shëndetësore, me simptoma të lehta duke u trajtuar me të gjithë protokollet e nevojshëm për të kaluar me sa më pak komplikime këtë sëmundje kaq të pabesë .Falenderoj stafin mjekësor për gatishmërinë si heronjtë real të kësaj lufte dhe standartet e larta të vendosura pavarësisht sakrificave dhe orareve të tejzgjatura.Të jemi të kujdesshëm dhe të zbatojmë rregullat si mbajtja e maskës, distanca sociale dhe larjen e duarve. Ju uroj të gjithëve shëndet. Së shpejti sërish bashkë!”, ka shkruar ajo vetë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF