KreuCelebrity

Blogerja Ersi Ngjela dhe bebushi Noel sapo realizuan një set fantastik mam’ e bir’

Kur një nënë sjell në jetë fëmijën, është shumë  e rëndësishme që nëna dhe fëmija të kenë kontaktin trup më trup në mënyrë që i porsalinduri të ndjejë aromën e nënës. Duket se pas këtij takimi të parë marrëdhënia e nënës dhe fëmijës bëhet aq e ngushtë, për të qenë e tillë deri në fund të jetës…

Blogerja Ersi Ngjela u bë nënë për herë të parë më 2 gusht, teksa së bashku me bashkëshortin dyshja mirëpritën në jetën e tyre bebushin Noel.

Ersi preku jo pak kur për herë të parë, pas takimit magjik me të birin ajo rrëfeu se dikur kishte vendosur të mos bënte kurrë fëmijë, vendim që u mor disa vite më parë kur i ati i blogeres u nda nga jeta.

Sot teksa Noeli ka hyrë në muajin e tretë të jetës, me siguri mami Ersi nuk ndihet fort ‘krenare’ për vendimin që kishte marrë, e megjithatë nga ta dinte ajo se çfarë force dhe dimensioni kishte dashuria për evladin, derisa pa sytë e Noelit!

Së fundmi dyshja mamush-bebush kanë realizuar një set shkrepjesh për revista Class, në të cilat lidhja e fuqishme dhe hyjnore që është mes nënës dhe të birit pasqyrohet në çdo milimetër të këtyre fotove. Të ndërtosh kujtime me fëmijët është gjëja më e bukur që na ndodh në jetë dhe këto foto me siguri do të jenë një kujtim i rëndësishëm në jetën e Ersit dhe Noelit…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF